Infertiliteti në rritje po mundon çiftet shqiptare, mjeku tregon shifrat dhe shkaqet
I ftuar në “Health o’clock” në Euronews Albania, ishte mjeku obstetër-gjinekolog Redi Hoxhallari, i cili ndër të tjera u ndal tek infertiliteti, ku pamundësia për të arritur një shtatëzani natyrale ka prekur shumë çifte vitet e fundit.
Ai tha se rreth 15-20% e çifteve përballen me këtë problematikë, ndërsa theksoi se në shumicën e rasteve, grupi i këtyre pacientëve përballet me infertilitet që mjekët e quajnë të pashpjegueshëm dhe ky trend vijon të jetë në rritje.
“Situata e infertilitetit është një situatë dhe problematikë mbarebotërore. Sigurisht që dhe në Shqipëri ka statistikat e veta, ashtu siç dihet, rreth 15-20% e çifteve e kanë këtë lloj problemi, pamundësinë për të ngelur shtatzënë. Është një situatë dhe trend në rritje, ndërsa shkaqet janë ende në investigim, por është një situatë reale dhe e dhimbshme, sidomos për çiftet që e vuajnë një gjë të tillë. Klasifikimi i shfaqjes së infertilitetit bazohet ose mbi shkakun femëror, mashkullor, të të dyve apo të asnjerit. Ky është një klasifikim, le ta themi, më komod, pasi na ndihmon në investigimin e rasteve. Sigurisht që baza e infertilitetit ka një shkak, por për fat të keq, jo gjithmonë kemi mundësi që ta gjejmë këtë shkak. Në shumicën e rasteve mund t’i vendosim një emër, por ka raste që i konsiderojmë si infertilitet të pashpjegueshëm. Kjo nuk do të thotë se në këto raste çifti është normal, pavarësisht se ekzaminimet dalin të tilla, pra në normë, por probabiliteti tregon se janë shkaqe ose problematika që ne ende sot nuk mund t’i zbulojmë ose t’u vendosim një emër dhe i konsiderojmë këto raste si infertilitet të pashpjegueshëm”, tha mjeku Redi Hoxhallari.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta