Mjeku shqiptar në RMV tregon çmimet e testeve në spitalin privat: Janë të shumtë qytetarët që vijnë vullnetarisht
Elvis Mustafa, mjek në spitalin ‘Sistina’, në Maqedoninë e Veriut tha për Euronews Albania se spitali ku ai punon ka bërë shumë testime në RMV që nga fillimi i epidemisë, duke nisur nga testet serologjike e deri tek tamponi.
Ai tha se kanë qenë të shumtë qytetarët që i janë drejtuar me vullnet spitalit privat për të kryer testimin për COVID, qoftë ata që kanë pasur simptoma, por edhe ata që kanë qenë kontakte të personave të prekur apo që u është dashur testi për të dalë jashtë vendit.
Dr. Mustafa zbuloi edhe çmimin me të cilin ofrohen këto teste në spitalin privat, ndërsa siguroi se shërbimi i ofruar është shumë më cilësor se në shtet.
“Kemi tre lloje testimesh: testi serologjik, kushton 20 euro, rezultati merret me 40 minuta; testi me tampon, rezultati merret gjatë ditës, zakonisht në mbrëmje dhe kushton 65 euro, i treti PCR i shpejtë, merret për 40 minuta dhe kushton 130 euro”, tha mjeku, teksa shtoi se në spitalin ku ai punon janë kryer deri në 1500-1600 teste në ditë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij