Mjeku Tritan Shehu: Po pive fostoksinë je 100% i vdekur, s’ka antidot për shpëtim
Mjeku dhe deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur se nëse konsumon fostoksinë shanset që të vdesësh janë 100 % dhe nuk ka antidot për të shpëtuar.
Komentet Shehu i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ky produkt duhet të ndalohet me ligj në Shqipëri, pasi është një helm i rrezikshëm.
Kujtojmë se pak ditë më parë një 41 vjeçare në Durrës ndërroi jetë pasi u vetëhelmua me fostoksinë, pas dhunës nga bashkëshorti dhe bullizimit në rrjetet sociale.
“I keni dëgjuar vetëvrasjet në Shqipëri, e shikoni sa janë shtuar? E shikoni që Fostoksina është mjeti kryesor i vetëvrasjes? Fostoksina ësht ënjë pesticide bujqësor që në Shqipëri është nga helmet më të fuqishme dhe nuk ka antidote. Destinacioni është thuajse 100 % humbje jete.
Atë mund të gjesh lirshëm në kjoska, në tezga, etj. Po e more Fostoksinën, po kaluan 2 orë, ai është absorbuar. Kjo është një helm i fortë dhe fatal dhe që ka krijuar një lidhje psikologjike mes vetëvrasjes dhe fostoksinës. Unë kam kërkuar prej vitesh të hiqet nga farmakopea bujqësure.
E kam ngritur në Parlament e kudo, por heshtje e plotë nga institucionet shtetërore. Ajo është hequr nga qarkullimi në shtetet e zhvilluara. Edhe në Indi kanë marrë masa që ajo të mos merret nga goja”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar