“Mjeshtër i hekurit”, Ali Kreku, kovaçi i Beratit që punon prej gjysmë shekulli
Prej më shumë se gjysmë shekulli Ali Kreku nga fshati Bilçë i Beratit ushtron zanatin e kovaçit, një profesion që me kalimin e viteve po kalon në harresë. Të gjesh mjeshtra të përpunimit të hekurit për të gjithë bujqërit është kthyer në një mision të vështir, sikurse Gezimi i cili ka përshkruar disa fshatra për të bërë vegla pune tek Usta Aliu.
” Jam Gëzim Grëmshi nga Gjoroveni, kam ardhur tek usta Aliu se e njoh prej vitesh, usta Aliu është zanatçi i vjetër dhe e respektoj shumë, unë erdha për të bërë një vegël pune, në fshatin që jetoj unë nuk ka kovaç”.
Prej 53 vitesh Aliu ushtron këtë profesion me shumë pasion. Zanatin e ka nisur në moshën 14-vjecare, por edhe pse kanë kaluar shumë vite ai nuk harron atë që e futi në rrugën e profesionit të kovaçit.
“Unë kam filluar qysh në vitin 1971, kam punuar në ndërmarrjen bujqësore dhe vazhdoj akoma qysh atëherë dhe tani. Unë e kam marr, për mua është profesor ai ka vdekur tani ka ndërruar jetë Bashkim Sharavoll, i biri i Demir Sharavollit. Kam punuar 7 vite me atë në ndërmarrjen bujqësore dhe me urtësinë dhe edukatën e tij më ka mësuar që të jem zanatçi, ai me ka dhënë tre porosi e para: përveç zanatit që duhet ta përvetësosh mirë, e dyta duhet të kesh komunikim me njerëzit, e treta kënaqu me atë që ke, unë po bëj kaq vite jam i kënaqur me profesionin tim, i bie afërsisht 52 vite që vazhdoj këtë profesion jam i kënaqur më ka mbajtur familjen, nuk kam vuajtur, kam bërë shtëpitë “,-tha kovaç Ali Kreku.
Meraku i vetëm i usta Aliut është fakti që s’ka mundur ta trashëgoj këtë profesion në brezat e tjerë
“Jam shumë i pikëlluar, dëshira ime është që t’ia lija njërit këtë profesion”.
Edhe pse vitet kalojnë mjeshtri i përpunimit të hekurit pohon se nuk do të heq dorë nga ky zanat asnjëherë pasi për të me shumë sesa lodhje kjo punë i jep argëtim
” Sa të jem gjallë unë do punoj se unë e kam argëtim atë nuk kam lodhje, unë e kam me qejf, si i thonë fjalës edhe me shkop unë do vij do punoj këtu, nuk do bëj vegla të reja, por do riparoj”.
Berati ka qenë një ndër qytetet që ka pasur më shumë zanatçinj në profesionin e kovaçit e ndërsa tashmë kjo traditë ka humbur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta