Moda japoneze në Shqipëri, dizajneri Shingo Sato workshop me studentët e arteve
Dizajneri japonez Shingo Sato, ka mbajtur për herë të parë në Shqipëri një workshop me studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë.
Përmes shembujve konkretë, ai ka shpjeguar me detaje prerjet e copave, duke iu sjellë nga afër të rinjve kulturën e modës japoneze.
E pranishme ishte dhe Ambasadorja e Japonisë në Tiranë, e cila tregoi rëndësinë e këtij workshopi.
“Shingo Sato është një dizajner i famshëm, i njohur për transformimin dhe rindërtimin, që përkon me konceptin tradicional japonez të origamit dhe me inovacionin në 3D. Shpresoj që përmes këtij workshopi, studentët e Akademisë së Arteve të Tiranës do të njihen jo vetëm me traditën japoneze, aspektin kulturor që ka origami si vepër prej letre, por edhe teknikat e inovacionit në 3D”. tha Kato Kikuko, Ambasadore e Japonisë në Tiranë.
Ndërkohë, drejtuesja e Departamentit të Tekstilit dhe Modës, Najada Hamza, tha se kultura japoneze tashmë është një fenomen kulturor që po shoqëron këtë brez.
“Është një ngjarje e rëndësishme për Atelienë Tekstil-Modë që një dizajner japonez mban një workshop në atelienë tonë. Moda japoneze në Shqipëri, sidomos tani, nuk është një trend, por është një fenomen kulturor që shoqëron gjithë brezin. Moda japoneze është ajo që na tregon se, kur bashkohet tradita me inovacionin, mund të penetrojë në të gjitha kulturat evropiane dhe botërore”, tha Najada Hamza, Drejtuese e Departamentit të Tekstilit dhe Modës.
Workshopi i sotëm synon të fusë dhe të integrojë në formatet e prerjes dhe të qepjes së copave, elementët japonezë të trajtimit të materies së butë, të kohës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie