Moderatorja, nënë e një djali 8 vjeç: Dua të bëj edhe 2 fëmijë brenda 1 viti
Një studim i publikuar së fundmi me mbi 31.000 lindje ka treguar se gratë e grupmoshës 23-32 vjeç kanë gjasa të lindin fëmijë më të shëndetshëm.
Moderatorja Çenkuela Hasa tregoi në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, se është bërë nënë në moshën 24-vjeçare, por sipas saj më e rëndësishme se mosha është ana psikologjia dhe fakti se sa një grua ndihet gati të bëhet nënë. Ajo ka dëshirë për një fëmijë të dytë, madje edhe për një fëmijë të tretë brenda vitit, pasi siç tha përjetimi me fëmijën e parë kishte pasiguritë e veta.
“Nëse do kem një fëmijë tani, pjekuria që kam dhe përjetimi që do kem do të jetë ndryshe nga fëmija i parë, kur kisha pasiguritë e mia, ndaj i jap shumë rëndësi anës psikologjike në momentin kur kërkon të bëhesh nënë. E dua një fëmijë të dytë, dhe miqve u them shpesh se brenda vitit do bëj edhe të tretin. Dua që në moshën 40-vjeçare të kem një fëmijë të vogël”, tha moderatorja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta