“Moj Serbi murin ta prisha”- Meta ia merr këngës te Berisha: Vlora rroki armët…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar ditën e sotme poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, për t’u solidarizuar me të.
Gjatë fjalës së tij Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vlerësoi Sali Berishën si politikanin më serioz me të cilin ka bashkëpunuar.
Nuk munguan edhe vardhet poetike apo edhe këngë të cilat Meta i këndoi nga podiumi gjatë fjalës së tij.
“Moj Serbi murin ta prisha, se mua më thonë Sali Berisha” dhe “Vlora Vlora Vlora Vlora, rroki armët bëja fora” ishin dy nga këngët e Metës.
“I kam thënë Edi Rama mos e provoko më PD dhe opozitën. Kam bashkëpunuar me Nanon, Ramën, Majkon, me të gjithë. Pas 25 vitesh politikani më serioz në Shqipëri më del Sali Berisha. Berisha është atje dhe nuk është këtu sepse doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë. Nga zona ku vij unë gjyshërit tonë na mësonin kur situatat ishin të vështira, na thoshin malet tona më të larta.
Përshëndetje Presidenti i Përgjithshëm. Këtu kam ardhur me një themeluese të LDK-së. Me Edita Tahirin. Bujar Leskaj, nuk je aty ku duhet. Vlora Vlora, rroki armët bëja fora. Bujar Leskaj, detin ua shiti Edi Rama, çfarë prisni më shumë. Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump