‘Mos flisni publikisht për taktikat ushtarake’, Zelenski thirrje zyrtarëve
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasin me gazetarët për taktikat ushtarake kundër Rusisë.
“Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve”, tha ai.
Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se është hapur një hetim lidhur me rrjedhjen e informacioneve.
Deklarata e Zelenskit vjen teksa spekulimet po vazhdojnë lidhur me shkakun e një serie shpërthimesh më herët gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krimenë e aneksuar.
Shpërthimet kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë që ishin në bazën ajrore në Krime.
Imazhet satelitore kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki që gjendet në perëndim të qytetit Novofedorivka të Krimesë.
Rusia ka sugjeruar se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të pakujdesisë.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut