‘Mos më bëj politikë’, presidenti i KOKSH-it përplaset me analistin për bastet
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli dhe analisti Genc Burimi kanë debatuar në lidhje me hapjen e basteve në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ylli u shpreh se bastet duhet të rihapen formalisht dhe të kontrollohen nga shteti,e më pas ta shpërndajë monopolin në disa kompani.
Sipas tij, bastet janë të hapura në çdo shtet të Evropës dhe shtoi se ku është një ves, që nuk mbyllet me ligje.
“Merru me kompanitë e basteve, mos na bëj politikë këtu të lutem. Po flasim për kompanitë e basteve dhe për modelet në të gjithë Evropën se si i kanë. Sot që flasim janë të hapura. Ti merresh me politikë nga mënjgesi deri në darkë. Këtë e ka kërkuar sporti. I ka e gjithë Evropa bastet, pse mos ta bëjmë edhe ne? theksoi Ylli.
Burimi e ka kundërshtuar këtë, duke thënë se në një vend si Shqipëria me korrupsion të lartë, bastet mund të shkatërrojnë vendin.
“Kjo është politike. Sot, kryeministrin e ke në Izrael, e ke për drogën. Më 1 janar në Shqipëri, të legalizohet droga dhe kanabisi. Në një vend si Shqipëria, me një taban kaq të korruptuar, ato baste të shkatërrojnë vendin. Në Shqipëri, sot nuk ke një drejtësi të pavarur”, nënvizoi Burimi.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar