Moti i keq pezullon lundrimet e varkave në portet e Vlorës e Durrësit

30 Gusht 2025 | 16:05

Stuhia e fuqishme që ka goditur vendin tonë ka shkaktuar dëme të mëdha në portin e Durrësit, duke këputur litaret që lidhin tragetet dhe duke krijuar kaos në zonën e anijeve.

Pasagjerët që po udhëtojnë drejt Barit me tragetin e linjës “Françeska” thonë se për shkak të dallgëve të forta trageti ka pësuar një lëvizje të papritur, duke u spostuar rreth 100 metra nga vendi i tij, pas këputjes së litareve. Kjo ka shkaktuar një rrezik për varkat e vogla dhe për hekurat që kanë rënë mbi anijet e tjera. Kapiteneria ka njoftuar se do të ndalohet lundrimi I varkave të vogla dhe peshkarexhave deri në qetësimin e motit.

Reshje të dendura dhe shtrëngata kanë shoqeruar edhe gjirin e Vlorës këtë të shtunë, ku kapiteneria ka vendosur ndalimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit drejt detit të hapur, duke nisur nga ora 10:00 e datës 30 gusht, pasi dallgët në det të hapur i kalojnë 2 metra lartësi.

Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026