Muaji i Ramazanit, besimtarët në Korçë falen jashtë xhamisë

26 Prill 2020 | 09:11

Këto besimtare myslimane në Korçë kanë zgjedhur të falen jashtë ambienteve të xhamisë, pasi dyert e saj janë të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. 

Për besimtarët nuk është e lehtë që përgjatë Muajit të Ramazanit të mos falen në xhami, madje kërkojnë edhe hapjen e tyre duke respektuar distancën.

“Duhet të jenë të hapura pasi mëshira e madhe aty është. Në shtëpi çdokush lutet, por nuk e ka atë njësi siç e ka në xhami apo kishë”, shprehet një prej besimtarëve.

Për Myftiun e Korçës, Ledian Cikalleshi është e vështirëshohë xhaminë që drejton pa besimtarë.

“Kemi lajmëruar besimtarët që agjërimi është një detyrim fetar që mund të kthyer dhe në shtëpi”, shprehet Myftiu.

Gjatë Muajit të Ramazanit, si në të gjitha objektet e tjera të kultit të besimit islam edhe në Korçe nuk mungojnë aktivitetet e bamirësisë për shtresat në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026