Muça: Asyeja pse Rama nuk do ta votojë heqjen imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor 2025 | 21:46

Gazetari Flogert Muça ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/Kryeministres Belinda Balluku. Muça komentoi për Euronews Albania, në një intervistë me moderatoren Erla Mëhilli, duke shpjeguar arsyet pse, sipas tij, Kryeministri Rama nuk do ta heqë imunitetin Ballukut.

“Ka të drejtë Bledi kur thotë që ishte e pritshme, por jo për argumentet që thotë ai. Unë nuk mendoj se Rama ka menduar të mos rrijë me Zahon; po them që ai e di çfarë do të përballet me SPAK-un dhe se do të humbë kapital politik, pasi këta janë të pëlqyer dhe nuk dëshiron një rënie politike. Unë them jo. Edi Rama e kishte e pritshme, vetëm fakti që SPAK-u, me një akuzë dhe jo me të rëndë, kërkoi të rrezonte numrin e dytë të qeverisë. Për këtë akuzë shkoi afër zyrës së Ramës. Thelbi është ky: ata e kishin marrë vendimin, pasi Kushtetuesja e pezulloi, dhe SPAK-u krijoi një lloj nervozizmi. Mund të ketë rënë pre e vetëkënaqësisë apo e fuqisë së jashtëzakonshme. Vetëm një gjë ka shumë gjasa: një moment delirimi do ta bëjë punën e SPAK-ut të barabartë me zero. Unë mendoj se nuk do ta votojë heqjen e imunitetit të Ballukut. Nuk do ta heqë, sepse, në fund, ai thotë që do të japim opinionin tonë. Ky është një mesazh për institucionet e drejtësisë: keni të bëni me një mazhorancë që ju mbështet, por që ka edhe mbështetjen e publikut,” – tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026