Muça: Sot futbollistët e kanë kthyer fenë në modë kur dalin në fushë
Gentian Muça, futbollist, ish-kapiteni i Tiranës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vitet e fundit futbollistët e besimit mysliman e demonstrojnë më hapur besimin e tyre.
Ai tregoi se shumë futbollistë nuk druhen ta falënderojnë Zotin kur janë në fushën e lojës dhe ky ndryshim mendësie sipas tij lidhet me hapjen gjithnjë e më të madhe të futbollit edhe ndaj talenteve që vijnë nga vende myslimane.
“Mund të përmend shumë lojtarë që kanë pasur kauzë të karrierës së tyre edhe çështjen fetare. Vitet e fundit është bërë edhe pak e modës se kemi parë edhe futbollistë, që mënyrë se si e festojnë golin e tyre ka një farë dedikimi dhe falënderimi për Zotin. Mendoj se janë shkundur pak nga sikleti i të shfaqurit haptazi, më parë nuk ka qenë kjo gjë. Vendet myslimane janë hapur disi edhe sa i përket talenteve. Në Botëror pati edhe futbollistë myslimanë që patën sukses, dhe kjo i ka bërë futbollistët myslimanë që të kenë një këndvështrim tjetër sa i përket aspektit festar”, tha futbollisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret