Sot festa e Kurban Bajramit, kryeministri uron besimtarët

28 Qershor 2023 | 08:30

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë, kremtojnë sot Kurban Bajramin.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqe e tij në Facebook ka uruat të gjithë besimtarët.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama.

Kurban Bajrami, ose Festa e Kurbanit, festohet në ditën e tretë të Haxhit dhe zgjat tre ditë. Është festa e dytë e madhe myslimane në kalendarin islamik pas Fitër Bajramit, që shënon fundin e Ramazanit, muajit të agjërimit. Në ditën e parë të Kurban Bajramit, myslimanëve që mund të përballojnë u kërkohet të sakrifikojnë një kafshë dhe të shpërndajnë një përqindje të caktuar të mishit të saj tek ata me më pak fat.

Kjo bëhet në përkujtim simbolik të profetit Ibrahim, të cilit, sipas traditës islame, besohet se Zoti i kërkoi të flijonte djalin e tij Ismailin.

Festa e Kurban Bajramit po ashtu ka për qëllim pastrimin e ambientit brenda dhe jashtë shtëpisë, oborrit dhe rrugës, pastrimi i besimtarëve para namazit të Bajramit, veshmbathja e mirë, ngrënia e diçkaje para Bajramit të Ramazanit, shpërndarja e sadakat’ul-fitrit (dhe zekatit), falja e namazit të Bajramit, urimet e Bajramit, ushqimet e përgatitura dhe vizitat gjatë Bajramit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026