“Mund të dyshoj për para të pista”, Manjani “skanon” kontratën e lobimit të PD
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA.
Sipas Manjanit, në momentin që donacioni mbi të cilin pretendohet se është bërë lobimi nuk është derdhur në llogarinë e PD si subjekt politik shqiptar dhe nuk është bërë i ditur burimi i donacionit, mund të lindë dyshimi i arsyeshëm se bëhet fjalë për para të pista.
“Së pari, nuk lejohet pranimi i fondeve nga fondacione jo politike të huaja. Ka edhe një nen tjetër që thotë se çdo donacion mbi 1 mln lekë të vjetra ta inkasojë të llogarinë e saj, jo te “Make America Great Again” se mund të jetë gjithë Amerika Latine që ka para droge dhe ky quhet pastrim parash. Ligji shqiptar e ka vënë kushtin që ta pranosh ti donacionin, ta regjistrosh, kërkon të marrësh burimin e donatorit, SPAK s’ka nevojë të shkojë ta gjejë është kjo donacion apo jo. PD ka blerë një shërbim amerikan dhe është futur në mes një garantor. Ku janë lekët në llogarinë e PD? PD është subjekt shqiptar, dhe çdo donacion duhet të inkasohet dhe të deklarohet në KQZ, ka rregulla. Nëse kjo procedurë nuk ka ndodhur, mua më lind dyshimi i arsyeshëm që janë para të pista”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat