Mungon orientimi për vizitorët, domosdoshmëri sinjalistika turistike në Gjirokastër

30 Maj 2023 | 16:39

Numri i lartë i turistëve kërkon edhe shërbim më të mirë ndaj tyre. Në qytetin e Gjirokastrës është bërë e domosdoshme mirëmbajtja dhe ripërtëritja e sinjalistikës orientuese për vizitorët vendas dhe të huaj.

Përgjatë komplekseve muzealë dhe objekteve “Monument Kulture” janë të vendosura tabela, të cilat orientojnë turistët duke e bërë më të këndshme guidën e vizitës në qytetin e gurtë.

Në disa raste këto tabela janë të dëmtuara dhe nuk mirëmbahen ndërkohë që rritja e numrit të pikave të vizitueshme e bën të domosdoshme vendosjen e tabelave të reja në qendrat turistike.

 “Përveç Google Map përdorin edhe tabelat orientuese që janë nëpër lagjet e Gjirokastrës por  duhet që të mirëmbahen dhe duhet që të shtohen  sa më shumë në pikat kulminante aty ku ata mund ta shohin të nevojshme për të arritur në destinacionin e tyre të preferuar. Pjesa e Pazarit është pjesa që duhet ti kushtohet më shumë rëndësi  pjesës së sinjalistikës”,-tha Ergys Ajdini, guidë turistike.

 “Ne përdorim smart fonin për tu orientuar dhe vizituar pikat e ndryshme, të cilat na interesojnë, nëpërmjet google map shikojmë mundësinë sesi mund të shkohet aty . Në këtë mënyrë për ne orientimi është i mundur. Do të ishte mirë që të orientoheshim edhe nëpërmjet sinjalistikës apo hartave të ndryshme”,-tha turisti nga Gjermania.

Institucionet e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë përgatitur nja plan masash për ripërtëritjen e sinjaliastikës informuese dhe orientuese për turistët, që përfshin jo vetëm zonën muzeale të Gjirokastrës por edhe rrethinat.

 “Kemi vendosur disa tabela në zonën e Manastirit të Spilesë, në Manastirin e Mingulit dhe në Antigone. Gjithashtu në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës sinjalistika orientuese për turistët po rinovohet”,-tha Ardis Duka, drejtor i DRKK Gjirokastër.

Prej fillimit të vitit Gjirokastra është vizituar nga rreth 35 mijë turistë vendas dhe të huaj, duke u kthyer në një prej qendrave kryesore për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026