Muralja e Lionel Messit në Tiranë, jehonë në mediat ndërkombëtare

10 Qershor 2023 | 10:10

Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Messit.

The Associated Press” shkruan se piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Messi.

“Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në Tirana MuralFest 2023 dhe vendosi të shkojë me të madhin e futbollit, idhullin e tij. Muralja 25×10 metra e Messit me mjekër e i qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares bardheblu të Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një udhëkryq pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit”, shkruan The Associated Press.

Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një mural të Diego Maradona në Napoli si dhe në Miami dhe vende të tjera. Maradona gjithashtu fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte të tretin këtë sezon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026