Elon Musk thotë se do riaktivizojë profilin e Trump në Twitter
Pronari i kompanive “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk ka deklaruar se do të lejojë sërish profilin e presidentit Donald Trump në rrjetin social Twitter.
Duke folur në konferencën “E ardhmja e makinës”, e organizuar nga gazeta “Financial Times”, Musk tha se vendimi për të dëbuar ish-presidentin republikan kishte qenë “imoral dhe ekstrem”.
Musk, i vetëquajtur një mbështetës i lirisë së shprehjes, së fundmi nënshkroi një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën e medias sociale.
Pezullimi i profilit të Trump, i cili kishte mbi 88 milionë ndjekës, i dha fund megafonit kryesor të ish-presidentit vetëm disa ditë përpara përfundimit të mandatit.
Gjithashtu, ai erdhi pas debateve disavjeçare mbi mënyrën se si kompanitë që menaxhojnë rrjetet sociale duhet të mbikëqyrin llogaritë e liderëve të fuqishëm globalë.
Trump u pezullua në mënyrë të përhershme nga Twitter pak pas sulmeve të 6 janarit në Capitol Hill. Asokohe, kompania citoi si motiv të vendimit të saj “rrezikun për thirrje të mëtejshme për dhunë”.
Vetë Trump deklaroi së fundmi për “Fox News” se nuk do të kthehej në Tëitter edhe nëse Musk do ta blinte platofrmën dhe do të riaktivizonte profilin e tij.
Ai theksoi se do të përdorte rrjetin e tij të quajtur “Truth Social”, aplikacioni i të cilit doli në dyqanin e “Apple” në fund të shkurtit, por që eci me ngadalë derisa numri i përdoruesve u rrit së fundmi.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset