Musliu: Ali Ahmeti ka luftuar me pushkë në krah! Nuk e akuzoni dot!

2 Maj 2024 | 19:11

Ali Ahmeti, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut u nderua këtë të enjte me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë.

Analisti nga RMV Albert Musliu tha në një intervistë për Euronews Albania se Ali Ahmeti është një njeri që ka luftuar që kur ka qenë student për lirinë e Kosovës.

“Ahmeti ka pasur rolin e tij që në ‘81 si student në Prishtinë me nisjen e lëvizjes popullore kundër ish-Jugosllavisë dhe nuk u ndërpre deri në pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët kudo kanë qenë kanë pasur synim pavarësinë e Kosovës dhe vetë fakti që Ahmeti tha nuk e njeh Tiranën e ‘91 tani në Tiranën e 2024 është një shenjë që kemi avancim. Ne jemi popull dinamik që s’e pranojmë gjithmonë zhvillimin por ai është i dukshëm. Faza më e re e avancimit të të drejtave të shqiptarëve si popull është në RMV; kemi tani një kryeministër shqiptar që është rezultat i një veprimtarie të udhëhequr nga Ali Ahmeti”, tha Musliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026