Muzetë e Gjirokastrës, historia dhe tradita që tërheqin mijëra vizitorë
Muzetë në qytetin e Gjirokastrës janë kthyer në pika të rëndësishme të turizmit, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë stinës së dimrit, Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik, Muzeu Kadare dhe Muzeu i Luftës së Ftohtë mirëpritën rreth 3,000 vizitorë. Vlerat e traditës dhe folklorit, të ekspozuara në ambientet e Muzeut Etnografik, po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, veçanërisht me fillimin e pranverës.
Olsi Sinani, ciceron: “Sezoni i dimrit që lamë pas regjistroi një lëvizje të lartë të turistëve. Më të shumtë kanë qenë turistët shqiptarë, të cilët shfaqën preferenca të veçanta për këto muze. Siç dihet, të gjithë muzetë e Gjirokastrës, jo vetëm Muzeu Etnografik, janë pjesë e rëndësishme e turizmit këtu. Tani që ka nisur sezoni i pranverës, është vënë re një interes më i madh nga turistët e huaj dhe grupet që kanë filluar të vizitojnë qytetin.”
Gjatë vizitës në Muzeun Etnografik, turistët njohin dhe marrin informacion të detajuar për vlerat e banesës tradicionale gjirokastrite, kostumet e vjetra, këngët popullore dhe elemente të tjera të folklorit.
Turiste: “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e interesuar për kulturën popullore. Vizita në këtë muze më ka ndihmuar të zbuloj vlera dhe dëshmi interesante për folklorin dhe traditat.”
Olsi Sinani, ciceron: “Turistët tërhiqen shumë nga elementët etnografikë, si kostumet, objektet karakteristike të Gjirokastrës dhe, natyrisht, shtëpia tradicionale.”
Mirëfunksionimi i muzeve në Gjirokastër ka një traditë të veçantë, ndërsa zhvillimi i turizmit po i bën ato qendra kyçe për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç