Muzeu Van Gogh paralajmëron se do të mbyllet nëse shteti nuk e financon

1 Shtator 2025 | 19:25

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm: pa fonde të reja qeveritare, mund të detyrohet të mbyllë dyert e tij.

Muzeu thotë se një mungesë në mbështetjen shtetërore kërcënon një plan rinovimi prej 104 milionë eurosh dhe bashkë me të sigurinë e pikturave, dhe të ardhmen e një prej monumenteve kulturore më të vizituara të Holandës.

“Nëse kjo situatë vazhdon, do të jetë e rrezikshme për artin dhe për vizitorët tanë. Kjo është gjëja e fundit që duam – por nëse vjen deri këtu, do të na duhet ta mbyllim ndërtesën.”- është shprehur në një deklaratë për mediat drejtoresha e muzeut.

Në vitet e fundit, muzeu ka vazhduar të tërheqë audienca të mëdha, ku janë raportuar afërsisht 1.8 milion vizitorë në vitin 2024 duke e bërë atë muzeun e dytë më të vizituar të Amsterdamit.

Por drejtimi i një muzeu të suksesshëm ka një kosto për mirëmbajtjen e tij.

Prandaj, Muzeu Van Gogh ka hartuar “Masterplanin 2028” një program trevjeçar me mirëmbajtje thelbësore, zëvendësim teknik dhe punime qëndrueshmërie, me një buxhet prej 104 milionë eurosh.

Muzeu thotë se mund të mbulojë pjesë të projektit nga rezervat, por argumenton se ka nevojë për një kontribut vjetor të garantuar shtetëror prej rreth 11 milionë eurosh për të financuar punimet dhe për të ndërtuar një rezervë mirëmbajtjeje afatgjatë.

Fondacioni Vincent van Gogh, i cili zotëron ligjërisht koleksionin, e ka mbështetur linjën e muzeut, duke vënë në dukje se kontrata origjinale e vitit 1962 i vendos shtetit një detyrim për të siguruar dhe mirëmbajtur strehim të përshtatshëm për veprat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026