Nata e misterit në Vlorë, Eni Ferhati zbulon skemën: Si u bë vrasja me snajper
23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës.
Ekzekutimi me një plumb në kokë i tij riktheu dhe njëherë hijet e hakmarrjes mes bandave në qytetin bregdetar.
23-vjeçari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga hetimet e deritanishme nuk përjashtohet edhe mundësia që atentatorët të kenë ngatërruar shënjestër, pasi 2 vjet më parë xhaxhait të viktimës i ishte bërë një atentat i dështuar me tritol. Ngjarja tipike mafioze, tha gazetari Ferhati, shihet e lidhur me ngjarje të mëparshme kriminale, pa përjashtuar ato të ndodhura vitet e fundit në qytetin bregdetar.
“Automjeti i autorëve tip BMË rezulton që të ketë targa false që rezultojnë targa reale në zonën e Fushë-Krujës, nuk dihet nëse kjo zgjedhje është rastësi. Vlora ka kamera shumë të mira sigurie që administrohen nga vetë policia e shtetit. Nuk dihet nëse kanë filmuar diçka pasi në atë orë nuk ka pasur energji elektrike, dhe ndoshta hetimi duhet të nisë pikërisht nga ky fakt. Bëhet fjalë për një ngjarje mafioze, ka dyshime që autorët të kenë qenë tre persona. Ka dyshime që mund të ketë pasur edhe një ngatërresë të viktimës, pasi 2 vjet më parë xhaxhait të viktimës i është bërë një atentat i dështuar dhe banesa ku ndodhi ngjarja përdorej nga xhaxhai i tij. Është një ngjarje që lidhet me atentate të mëparshme, ndoshta edhe me ato të ndodhura vitet e fundit”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë