NATO po transformohet, në ditën e dytë të samitit diskutohet për Ukrainën
Samiti i NATO-s në Madrid nisi me një lajm të mirë, pasi Turqia hoqi bllokadën duke hapur rrugën për anëtarësimin në Aleancë të Finlandës dhe Suedisë. Këtë të mërkurë të dyja shtetet marrin ftesën zyrtare për t’iu bashkuar NATO-s.
Krerët më të lartë zhvillojnë sot ditën e dytë të samitit ku do të diskutohet për unitetin që nevojitet në këto momente përballë Rusisë, ndihma për Ukrainën, shtimi i forcave kryesisht në kufijtë lindorë si dhe reagimi ndaj fuqizimit të Kinës.
Në nisje të takimit shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se Aleanca po përballet me sfidat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mes të pranishmëve në samit janë presidenti amerikan Joe Biden, presidenti turk Erdogan ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhacka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona