NATO refuzon Ukrainën: Një zonë ndalim-fluturimi zgjeron luftën në Europë

4 Mars 2022 | 19:12

Vendet anëtare të NATO-s refuzuan të premten kërkesën e Ukrainës për një zonë “ndalim fluturimi”, me argumentin se krijimi i saj për t’i bërë kontrast Rusisë do të bënte që lufta në Ukrainë të përhapej në të gjithë Evropën.

“NATO është një aleancë mbrojtëse. Detyra jonë është të ruajmë sigurinë e 30 vendeve. Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësi të garantojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të përhapet përtej Ukrainës, pasi kjo do të ishte shkatërruese dhe e rrezikshme”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar fuqive perëndimore të ashpërsonin masat kundër lëvizjeve ajrore të Rusisë, që kur ajo nisi pushtimin 9 ditë më parë.

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por edhe besojmë se nëse e krijojmë këtë zonë, do të përfundonim në një luftë në shkallë Evropiane, që do të përfshinte më shumë vende dhe do të shkaktonte shumë më tepër vuajtje”, u shpreh kreu i NATO-s.

Vendet e NATO-s kanë dërguar armatime në Ukrainë, por nuk kanë ndërmarrë aksione ushtarake që do t’i vendoste ato në përplasje direkte me Rusinë.

Në fjalën e tij, Stoltenberg paralajmëroi se ditët në vijim me gjasa do të jenë më të vështira për ukrainasit, pasi do të ketë më shumë vdekje, vuajtje dhe shkatërrim nga agresioni rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron...
12:44 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026