Ndahen çmimet e Panairit të Librit 2023

18 Nëntor 2023 | 14:24

Çmimet e edicionit të 26-të të Panairit të Librit janë ndarë këtë të shtunë, një ditë para mbylljes së tij.

Ashtu si dhe vitet e tjera Panairit 2023 shpalli më të mirët e Panairit në kategoritë: “Shkrimtari më i mirë”, “Përkthyesi më i mirë”, “Libri më i mirë studimor” dhe “Libri më i mirë i letërsisë për fëmijë”.

  1. Përkthyesi më i mirë i vitit 2023: Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass
  2. Vepra më e mirë studimore për vitin 2023: Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”
  3. Libri më i mirë për fëmijë i vitit 2023: Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”
  4. Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge: Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir
  5. Ndërkohë që shkrimtari më i mirë i vitit 2023 iu dha znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion: “Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026