Ndahet nga jeta akademikja dhe ish-deputetja e njohur nga Kosova

17 Janar 2023 | 14:41

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare Edi Shukri. Lajmi është bëri i ditur nga Akademia e Shkencave të Kosovës, ku Shukri cilësohet si një emër i çmuar “në fushën e arkeologjisë, historisë, letërsisë, angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë por mbarë hapësirës shqiptare”.

Shukriu ka punuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në periudhat 1992-1998 dhe 2002-2004. Ajo njihet edhe për botimet monografike dhe studimet nga fusha e arkeologjisë dhe historisë.

Ajo ka qenë gjithashtu bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 – 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit. Sipas fermerëve në...
10:57 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026