Ndahet nga jeta anestezisti i njohur shqiptar

24 Prill 2025 | 14:48

Dr. Mihallaq Prifti, një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare, është ndarë nga jeta këtë të enjte, në moshën 91-vjeçare. I njohur nga të gjithë si “Misha i Madh”, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shërbimit të Anestezisë dhe Reanimacionit në Shqipëri.

Lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ka qenë një pionier në fushën e anestezisë, duke u specializuar në Shën Petërsburg në vitin 1958 dhe duke punuar për shumë vite në Spitalin Ushtarak, ku u bë dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Ai ka qenë një figurë e dashur për kolegët dhe pacientët, i njohur për përkushtimin e tij dhe profesionalizmin e lartë.

Mihallaq Prifti

Edhe pas daljes në pension, Dr. Prifti vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me përvojën dhe njohuritë e tij, duke mbetur një mentor për brezat e rinj të mjekëve.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Priftit, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë një emër i paharruar dhe një model i përkushtimit në mjekësi.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Shoqata shkruan:

“Sot, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Dr. Mihallaq Prifti, i njohur nga të gjithë si ‘Misha i Madh’. Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar dhe një mentor i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar...
13:14 | 10/07/2026

Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2025....
12:12 | 10/07/2026