Ndahet nga jeta dizajneri i Moschino, Davide Renne ishte 46 vjeç
Davide Renne, stilisti italian i modës dhe ish-shefi i veshjeve të grave në Gucci, vdiq të premten në Milano në Itali, nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino. Ai ishte 46 vjeç.
Vdekja e tij u konfirmua nga Aeffe, grupi mëmë i Moschino. Ai me sa duket vdiq nga një atak në zemër, sipas burimeve të njohura me çështjen.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë kohë dramatike,” tha në një deklaratë Massimo Ferretti, kryetari i Aeffe.
Renne, i cili kishte qenë në Gucci për 20 vjet përpara shpalljes muajin e kaluar për rolin e tij të ri në Moschino, kishte punuar për një koleksion debutues që do të shfaqej në Javën e Modës në Milano në shkurt.
Një figurë shumë e dashur në modën italiane dhe krahu i djathtë i ish-dizenjuesit të Gucci, Alessandro Michele, ai kishte folur për entuziazmin e tij që u punësua për një “rol ëndrrash” në krye të një prej emrave më të njohur të modës italiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme