Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare babai i Agron Shehajt

9 Janar 2026 | 21:02

Siri Shehaj, babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai u nda nga jeta në Itali, pranë familjarëve të tij.

Siri Shehaj, në mars të vitit 1991, u largua nga Shqipëria së bashku me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e mediave) drejt Italisë me një anije nga Himara.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me një sëmundje të rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik. Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, tre fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim”, shkruan Agron Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia thotë se, prej vitit 1991, kur babai i tij vendosi të ikte në Itali menjëherë pas rënies së regjimit në Shqipëri, 35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte.

“Ai ishte nxitësi im më i madh për t’u kthyer në Shqipëri dhe ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar dhe më ka frymëzuar të mos dorëzohem kurrë”, shkruan Agron Shehaj.

Ai thekson se, edhe pse babai i tij u rrit jetim, la pas një familje të madhe me nipër e mbesa, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte.

Agron Shehaj njofton se pritja do të mbahet të martënnë Bolzano do të mbahet të martën, më 13 janar, në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërsa varrimi do të bëhet po të martën, në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Bolzanos, në Via Maso della Pieve. Ndërsa në Vlorë, pritja do të mbahet më 16 janar.

Kujtojmë që Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin, Siri Shehaj, në një nga konventat e Partisë Mundësia.

“Edhe unë kam pasur një hero, një njeri që më ka mësuar dhe frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe. Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe. Mësova një të vërtetë të madhe: se me punë dhe këmbëngulje asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babai i tij ishte ende në jetë.

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke e lënë Siri Shehajn në moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë, ku edhe krijoi familjen e tij.

Bashkëkohës të Siri Shehajt kanë shkruar në faqen e Agron Shehajt, duke e kujtuar Siri Shehajn si një burrë të fortë dhe të ndershëm, pavarësisht vuajtjeve dhe persekutimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026