Ndahet nga jeta shkrimtari Faslli Haliti, autor i mbi 20 veprave dekoruar me Urdhrin Naim Frashëri
U shua sot në moshën 85-vjeçare shkrimtari Faslli Haliti, i njohur gjithashtu për pikturat, historiografinë dhe kontributin e tij si deputet i Partisë Socialiste gjatë periudhës 1998-2001.
Lajmi u konfirmua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të njohurve të tij.
Haliti u lind më 5 dhjetor 1935 në Lushnjë. Pasi kreu Liceun Artistik për pikturë, u diplomua për gjuhë-letërsi dhe nisi fillimisht punën si mësues vzitatimi në vendlindje.
Për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të tija të shprehura në veprimtarinë artistike, u përndoq nga sistemi komunist dhe u detyrua të punonte si kooperativist i thjeshtë dhe iu mohua e drejta e botimeve.
Pas rrëzimit të komunizmit qe aktiv në disa botime antologjie në disa gjuhë si italisht, anglisht, gjermanisht e greqisht, ndërsa publikoi dhjetëra libra, kryesisht poezi.
Kontributi i tij u nderua me dekoratën e Urdhrit Naim Frashëri i Artë pas dy dekoratash të mëparshme të klasit të III dhe klasit të I-rë, ndërsa qyteti i Lushnjës e pati shpallur qytetar nderi.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
- 21:53 Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:48 Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
- 21:43 Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest