Ndalohen rreth 300 kilogramë eksploziv në kufirin e Kosovës

24 Nëntor 2025 | 08:17

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të dielën rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar të Vermicës. Mjeti i ndaluar, një furgon i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Kufitare, fillimisht kishte deklaruar se nuk mbante mallra për t’u raportuar.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ekzaminimit në vijën e dytë janë zbuluar thasë dhe pako të mbushura me eksploziv, me peshë të përgjithshme rreth 300 kilogramë. Materiali i rrezikshëm ishte fshehur në bagazhin e automjetit dhe ishte kamufluar me pajisje peshkimi.

Autoritetet kanë ndaluar menjëherë mallin, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vijon me veprimet e mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026