Ndarja nga jeta e Artur Zhejit – Sot homazhe në Universitetin e Arteve
Nga ora 10:00 deri në mesditë, në mjediset e Universitetit të Arteve organizohen homazhet për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të publicistikës moderne. Ai nuk arriti dot të festonte më 29 gusht ditëlindjen e tij të 64-t. Por dita e sotme do të jetë një ditë në nder të Artur Zhejit.
Ceremonia private do të mbahet më pas te “Alba 2000”. Më pas, miq, kolegë, të afërm dhe të njohur do t’i japin lamtumirën e fundit, i cili do të varroset në Varrezat e Tufinës.
Zheji ishte një nga zërat më elokuentë në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpesh provokues në mënyrën se si shprehte pikëpamjet e tij.
Ai u shqua si gazetar, publicist, analist politik, ish-menaxher mediash dhe prezantues programesh televizive. Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit ashtu edhe nga kritikët për aftësinë e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin.
Zheji do t’u mungojë familjes dhe miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe një provokator interesant në panelet e debatit mediatik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta