‘Ndër situatat më të vështira’, zjarrfikësi rrëfen si luftoi 3 ditë me flakët

26 Nëntor 2022 | 18:11

Saki Shehi është një zjarrfikës, i cili e ushtron këtë profesion prej 39 vitesh. Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Shehi ka rrëfyer një nga ngjarjet, të cilën e konsideron si një nga më të vështirat në punën e tij.

Ai u shpreh se zjarri që ra te zona e “Casa Italia-s” në kryeqytet në një magazinë në vitin 2021, ku humbi jetën Arjan Sala, ishte i përmasave të mëdha.

Shehi nënvizoi se ndenji 24 orë pa lëvizur nga vendi i ngjarjes së bashku me ekipin e zjarrëfiksëve, teksa beteja me flakët zgjati tre ditë.

“Zjarri te “Casa Italia”, ai ka qenë vërtet një zjarr me përmasa të mëdha të viteve të fund. Zjarr që zgjati 3 ditë, humbi jetën një person. Aty veprimet kanë qenë të kufizuara, sepse temperatura arriti ngaqë kishte lëndë djegëse dhe kishte shumë loloj biznese.

Jam futur edhe me helmetë. Nëse të kapte ajo vala e zjarrit, xhami i helmetës, mua më ka pësuar ndryshim. Arriti në 1000 gradë temperatura brenda në ndërtesë. Kemi rrezikuar. Mbaj mend, isha mbas Covidi-t, nuk isha 100% i aftë dhe përsëri kam hyrë atye, kam ndenjur 24 orë. Aty pa lëvizur, 24 orë kemi ndenjur. Kur shikon një jetë të humbur ose në gjendje të rëndë, prekesh”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026