“Ndërtimi ka fitim të tmerrshëm”- Kaprata: Shumë shpejtë do jetë në krizë

16 Shtator 2023 | 21:25

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte rritja e çmimeve të referencës për banesat që do të shoqërohet me një rritje të çmimeve në tregun imobiliar.

I ftuar në studio urbanisti Gent Kaprata, deklaroi se industria e ndërtimit është prurësi më i madh në ekonominë shqiptare, për shkak se fitimet i ka shumë të mëdha dhe ka marrë një përhapje mjaft të gjerë. Por ai e cilësoi këtë sektor të ekonomisë si jo të sigurt, pasi tha se në Shqipëri do të përsëritet kriza e vitit 2018 në SHBA.

“Prurësi më i madh në ekonomi është industria e ndërtimit pasi nuk kemi një model ekonomik tjetër. Ju i thatë pse ka fitim kaq të madh. Nuk ka fitim të madh por e a të tmerrshëm. Nuk llogaritet dot se është me qindra për qind. Sepse nëse shkon të blesh pallati që ndërtohet, ndërtohet me paratë e tua. Si do ja llogarisësh fitimin. Duke mos pasur një model ekonomik tjetër, të gjithë i investojnë në ndërtim. Unë nuk besoj që investimet në fushën e ndërtimit janë të sigurta. Unë besoj se shumë shpejt kriza e vitit 2018 në SHBA do të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Karpata.

LEXONI GJITHAHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026