“Ndërtuesit s’mund të bëjnë ç’të duan me fasadën”, Rama: Do shkojmë në konfiskim

3 Tetor 2025 | 12:31

Kryeministri Edi Rama prezantoi në një konferencë për mediat nga Kryeministria masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin.

Ndërt të tjera Rama tha se ndërtuesit nuk do të lejohen të bëjnë çfarë të duan me fasadat e pallateve, duke paralajmëruar se do të shkohet deri në konfiskim të ndërtimeve nëse nuk zbatohen projektet.

“Ka parashikim të reja për moszbatimin e fasadave sipas projekteve. Në Shqipëri operon grupi më i madh i arkitektëve ndërkombëtarë në të njëjtin vend dhe janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë që janë të përshirë nëpër projekte në Shqipëri dhe një pjesë jo e vogël e tyre janë emrat më të mëdhenj në botë. Ndërtuesi bën çfarë të dojë me fasadën. Fasada është drejta e çdo kujt që nuk banon në atë godinë për të pasur prezantime estetike aty ku jeton. Edhe për fasadën, siç thonë dhe legjislacione të tjera, mund të shkohet deri në konfiskim. Deri sot na i kanë bërë të vështira shumë gjëra, se kanë përdorur njerëzit si puna Hamasit për të mbrojtur vetën, i kanë futur njerëzit pa certifikatë përdorimi, pa mbaruar punimet, pa vënë ashensorët etj., etj. S’ka më që tjetër leje merr e tjetër leje zbaton. Deri për fasadën do shkohet deri në konfiskim”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026