Ndeshja Shqipëri-Çeki| Gazetari: S’mund të shkojnë gratë para burrave në stadium

18 Shtator 2023 | 12:19

Gazetari i sportit Tami Kona komentoi në një intervistë për Euronews Albania shitjen e biletave Shqipëri-Çeki. Ai u shpreh se situata është skandaloze dhe se deri më 12 tetor kur të zhvillohet ndeshja, do ta kenë shumë të vështirë.

Ai debatoi në studio me gazetaren Esmeralda Mulaj sa i takon çështjes se një grua nuk mund të vijë para një burri në stadium në një kohë kur për bileta është krizë.

Tami Kona: Pa ardhur djali nuk mund të vijë gruaja ime dhe kur them këtë e them në kuptimin e mirë. S’po merrem as me gruan e shokut as me gruan e çunit të tezës, por tani gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium.

Esmeralda Mulaj: Ky është diskriminim, nuk jam dakord me këtë. Po ti thuaj nuk mund të shkojë një ministër apo një deputet para një tifozi që shkon gjatë gjithë kohës dhe unë kam një dyshim, qofsha e gabuar, që ne do të shohim gjithë tribunën VIP, pjesën kryesore me VIP-a që i kanë marrë jo online ato bileta.

Tami Kona: Me gjithë respektin që kam, kur përmenda gruan time e përmend në kuptimin e mirë, ajo pastaj se kush shkon në stadium, e dimë se kush shkon në stadium. Ka mundësi kjo grua, nuk ka rëndësi se kush është të gjejë një biletë, do t’ja marrë një burri që vjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026