Ndihmoi në vrasjen e Santiago Malkos, GJL rrëzon vendimin e Apelit për Blendi Tetën
22 Maj 2025 |
15:54
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar në 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.
Gjithashtu të akuzuar nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus