“Ndikimi rus është real”, Rama: Rajoni duhet të jetë i bashkuar me BE-në

7 Dhjetor 2022 | 13:42

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e Brukselit tha se ndikimi rus është real në rajon dhe se duhet të jemi bashkë.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe Serbia është e përfshirë, por ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Fjala e plotë e Ramës:

Nëse fton njerëz nga Ballkani duhet t’ju japësh kohë që të flasin pafund. Të gjithë mund të ikin, ne mund të vazhdojmë të flasim, sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar, ne vijmë nga ferri. Atë ferr s’mund ta imagjinosh. Ajo çfarë tha e Abazi ka të bëjë me dobësitë, cenueshmëritë, në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk duan tja dinë më për Rusinë se kishin Stalinin deri në 90. E hoqën qafe më parë tani po i hyn nga dera e pasme, kjo është arsyeja pse rajoni duhet të mbahet bashkë dhe të rrinë bashkë, bashkë me rajonin.

Duhet të jemi bashkë, është shumë thelbësore që është Serbia është e përfshirë deri më tani, jo plotësisht ku flasim për sanksionet.

Kur vjen fjala për ne nuk ka problem, mund të na fusin, mund të na lënë tek dera. Ne nuk do të heqim dorë, mund të na lini tek dera por ne nuk do të heqim dorë.

Mos na thoni gjithë kohës që duam të martohemi por s’duam të flasim se është çmendur. Le të flasim njëherë pastaj të martohemi, unë jam martuar meqë ra fjala. Unë e di që mund të shkojë shumë mirë në një bashkëjetesë deri në martesë. Tani duhet të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026