“Ndizet” Shkodra deri në 9 qershor! Ja çfarë ndodh me festivalin “Ekrani i Artit”
Festivali “Ekrani i Artit” vjen në edicionin e tij të shtatë. Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra do të mirëpresë vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmisë së Kujtesës, Qendrën Rinore Arka, Auditorin Françeskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës.
Nën titullin “Solitude and Multitude” filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta. Vetë eksperienca e spektatorit në kinema është një eksperiencë që thërret sa vetminë e atij që qëndron përballë imazheve lëvizëse, kur dritat përreth fiken e ndizet e vetmja dritë e ekranit të madh, aq edhe nevojën për të qenë pjesë e gumëzhitjes së sallës së mbushur plot me spektatorë dhe nevojës për të bashkëndarë eksperiencën që kinemaja me magjinë e saj përcjell.
Ndërkohë “Ekrani i Artit” vazhdon traditën e tij për të mos e përsëritur asnjëherë vetveten, jo vetëm duke sjellë filma e autorë të rinj, por duke rinovuar vetë strukturën e Festivalit. Ndryshe nga vitet e tjera, një ekspozitë e kuruar nga Lek M Gjeloshi e Zef Paci sjell në Galerinë e Arteve 5 artistë me instalacione video e audio, ndërsa Art House mirëpret të parën ekspozitë personale të artistes shqiptare me banim në Londer, Nora Bzheta.
Në Art House do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit programe të ndryshme duke filluar nga “Family Myths” të kuruar nga Silvia Schendelbauer e duke vijuar me një përzgjedhje me videoart nga koleksioni i Fondacionit In Betëeen Art Film të kuruar nga Edi Muka.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mall për vendlindjen”, poezi interpretuar nga aktorët profesionistë shkodranë
- “Korça si një lagje e Shkodrës”-Gazetari korçar përplaset me kolegun shkodran
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë