Ndotja e ajrit dhe energjia e rinovueshme në Bashkinë e Elbasanit

13 Qershor 2023 | 09:05

Një nga tematikat e trajtuara në emisionin RinVote në Euronews Albania ishte dhe ndotja e ajrit dhe energjia e rinovueshme në bashkinë e Elbasanit.

Mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar dhe legjislacionin vendas, Bashkia Elbasan është duke zbatuar një projekt pilot për ngrohjen me panele diellore në shkollat e reja që ajo ndërton në territorin e saj. Hartimi i “Manualit të klimës për Bashkinë Elbasan” në lidhje me transformimin solidar ekologjik mbështetet në nisma të plota dhe të qarta ligjore. të ndërmarra nga Parlamenti Shqiptar.

Si parakusht për hartimin e “Manualit të klimës për Bashkinë Elbasan”, fillimisht u realizua analiza e situatës për Bashkinë Elbasan, nëpërmjet një pune të mirëfilltë kërkimore në nivel lokal, me anketimin e 94 të rinjve dhe 21 intervista me fokus grupe institucionet publike lokale. Intervistat u realizuan në kuadër të bashkëpunimit që Kongresi Rinor Kombëtar ka me organizatat lokale rinore në Elbasan si prioritet për vitin 2021.

21 intervistat në nivel lokal u kryen me përfaqësues të pushtetit lokal, si Prefektura, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Shkolla e mesme “Arianiti”, Shkolla e Mesme Bujqësore Cerrik, Bradashesh, por dhe OJF mjedisore dhe biznese të qarkut Elbasan. Në këto intervista, 47% e të intervistuarve ishin përfaqësues nga institucionet publike; 14% nga institucionet e arsimit dhe 39% ishin përfaqësues nga biznesi.

Anketa u zhvillua online me 94 të rinj të moshave nga 16-31 vjeç. Ajo ishte gjithëpërfshirëse në të gjithë Qarkun Elbasan dhe u shpërnda te shumë të rinj, të cilët në mënyrë vullnetare e plotësuan atë.

Periudha e realizimit të anketës ishte nga 15 korrik -15 gusht 2021. Në pyetësorë morën pjesë 94 të rinj nga Qarku i Elbasanit, nga të cilët 35 meshkuj ose 37.8% dhe 59 femra ose 62.2%. Sipas ndarjes administrative, 91 të rinj ose 97% e të anketuarve ishin nga Bashkia Elbasan, një i ri ose 1% ishte nga Njësia Administrative Bradashesh dhe 2 të rinj ose 2% të anketuarve ishte nga Bashkia Cërrik.

Nga anketa e kryer dhe gjetjet e marra pasqyrohet se energjia e rinovueshme nuk njihet nga të gjithë si koncept, por as përdorimi i plotë i saj në shoqëri.  Anketimi tregon se energjia e rinovueshme ka përdorim të kufizuar dhe përdorimin më të gjerë e gjen në biznese se san ë përdorim familjar.

Së fundmi  energjia e rinovueshme po pilotohet në Bashkinë Elbasanit për ngrohjen e shkollave që po ndërtohen.

Certifikatat bio njihen prej 66% e të intervistuarve, ndërsa 34% e tyre nuk kanë informacion nëse ka të tilla në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave në nivel vendor rezultoi se: 81% e të intervistuarve pohuan se ka ndotje të ujit/ajrit dhe tokës, karakteristikë kjo për bashkinë Elbasan për shkak edhe të trashëgimisë nga e kaluara, si qytet me industri të rëndë metalurgjike.

Institucioni i bashkisë me politikat e tij, transformimin ekologjik të dekarbonizimit të mjedisit njihet pak prej të intervistuarve. Oferta e komunitetit për transformimin social-ekologjik, në trajnim-ndërgjegjësim të komunitetit, në transport publik, në partneritet me subjektet private, me bujqësinë, me shkollat e përgjithshme dhe profesionale, perceptohet pjesërisht pozitive nga të intervistuarit.

Sakaq oferta nga pushteti lokal ose ndonjë institucion tjetër, përfshirë shoqata mjedisore ose banka, për investime miqësore ndaj mjedisit, pranohet se ekziston nga të intervistuarit, por në një raport të ulët.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se të rinjtë kanë mungesë informacioni në lidhje me energjinë e rinovueshme dhe ekzistencën e certifikatave bio.

Panelet diellore në familjet e të rinjve përdoren në mënyrë të kufizuar, vetëm 46% e tyre e përdorin. Gjithashtu, ata kanë informacion të kufizuar për përdorimin e paneleve diellore nga ana e bizneseve.

Prodhimi/përdorimi i produkte bujqësore bio në qytet nuk pranohet nga afërsisht 76% e tyre.

Të rinjtë në shumicën e tyre, 80%, pranojnë se toka/uji/ajri janë jo të pastra dhe mungon qëndrimi miqësor ndaj mjedisit.

Nga ana tjetër shkollat e ciklit të ulët dhe universitetet nuk përgatitin mjaftueshëm specialistë për këto fusha dhe gjysma e tyre mendon se kurrikulat nuk janë bashkëkohore.

Politika rajonale e reduktimit të lëvizjes së automjeteve nuk kuptohet mirë prej tyre dhe përgjigjet janë konfuze. Kjo pasi mungon në masë të madhe transporti publik me kosto të lirë, tërheqës dhe pa pengesa.

Sipas të dhënave nga anketa oferta arsimore për trajnimin rajonal dhe pa pagesë është e kufizuar shumë. Gjithashtu preceptohet se furnizimi mjekësor është i centralizuar dhe jocilësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026