“Ndryshim elitash”, Hoxha: Duhet një brez i ri në drejtimin e PD-së

22 Shtator 2022 | 16:20

Deputeti Flamur Hoxha teksa ka folur për situatën brenda PD, tha se secili nga deputetët duhet të dalë para pasqyrës dhe të shoh veten nëse është apo jo për të qenë pjesë në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha theksoi se PD-së pas përçarjes do i duhet kohë të rikuperohet për të qenë përballë Edi Ramës.

“PD nuk ka ditur dhe nuk ka bërë atë rrugëtim për të pasur brenda saj atë pjesë që nuk i trembet për të qenë pjesë e pozitës apo opozitës dhe për të bërë këtë luftë që bëhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe jo duke u fshehur dhe duke akuzuar kundërshtarët. Do doja që secili prej nesh ta shoh veten në pasqyrë, nëse e meriton apo jo në parlament. Pas përçarjes së PD-së do të duhet shumë kohë dhe shumë forcë për rikuperuar   dhe për të larguar rilindjen”- nënvizoi Hoxha.

Më tej deputeti theksoi se duhet një brez i ri që të drejtojë PD por edhe partitë e tjera politike.

“Kemi 30 vite demokraci dhe të rinjtë presin një ndryshim elitash. Presin një brez të ri që e përcakton të ardhmen e Shqipërisë në mënyrë më të drejtë dhe më të saktë”- tha deputeti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026