Ndryshim në listën e Kombëtares, Silvinho grumbullon Nazmi Gripshin

8 Tetor 2025 | 12:47

Trajneri Silvinho ka bërë një ndryshim në listën e Kombëtares pas dëmtimit të dyshes Ismajli-Pajaziti, duke thirrur mesfushorin e Astanës, Nazmi Gripshi.

Më parë, Sylvinho ishte kritikuar për mos thirrjen e tij, por tani është radha e Gripshit për të treguar veten me fanellën e ekipit kombëtar.

Mesfushori që aktivizohet në Kazakistan do të jetë nën urdhrat e teknikut brazilian për dy duelet e kualifikuesve ndaj Serbisë dhe më pas në miqësoren me Jordaninë në Tiranë.

Pas dëmtimit të Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit, u vendos që të zëvendësohej njëri prej tyre, dhe u thirr mesfushori 28-vjeçar.

Gripshi ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar, ku nisi karrierën te Teuta. Në vitin 2017 iu bashkua Skënderbeut për tre sezone, më pas luajti te Ballkani në Kosovë, dhe që nga 2024 është një nga lojtarët kyç të Astanës në Kazakistan.

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë, ku gjithçka ka shkuar mirë dhe atmosfera është pozitive.

Grupi stërvitet i plotë, ndërsa në seancat stërvitore është bashkuar edhe mbrojtësi Enea Mihaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X në prag të Konferencës së IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...
12:15 | 14/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026