Ndryshimet kushtetuese në RMV, qeveria thirrje opozitës të mbështesë nismën

6 Gusht 2023 | 12:31

Qeveria në Maqedoninë e Veriut vazhdon të kërkojë mbështetjen e opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese.

LSDM-ja i garanton VMRO-DPMNE-së se me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, vendi i tyre në Qeveri është i sigurt. Si kusht kërkon miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE-ja përsërisin qëndrimin se çështja e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur dhe se dorëheqjet e ministrave të BDI-së janë tentativë për t’i mbuluar aferat korruptive brenda partisë së Ali Ahmetit.

Ministri i Jashtëm në dorëheqje, Bujar Osmani përmes një videoje prononcimi shpjegoi përmbajtjen e dy pjesëve të Kornizës negociuese.

Sipas tij, Marrëveshja me Bullgarinë nuk ndodhet në pjesën speciale të kornizës, por në pjesën e përgjithshme mbi të cilën vendet anëtare të BE-së nuk votojnë. Qeveria në RMV ka në dispozicion më pak se dy javë për të marrë vesh nëse i ka ose jo 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Seanca parlamentare është caktuar për 18 gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026