Ndryshimet në Komisione, mazhoranca i “rrëmben” opozitës ‘Çështjet europiane’

29 Gusht 2025 | 16:08

Në prag të nisjes së legjislaturës së re, pritet të ndryshojë edhe struktura e komisioneve të përhershme parlamentare. Pak ditë më parë, Euronews Albania raportoi se nga 8 komisione të përhershme që janë aktualisht, ato do të bëhen 11.

Burime bëjnë me dije se ndryshimet nuk kanë të bëjnë vetëm me përfshirjen e komisioneve të reja, por edhe me shkrirjen e 2 komisioneve aktuale në një të vetëm, apo edhe ndarjen e një komisioni që ushtron veprimtarinë aktualisht, në dy të tillë.

Kështu, Komisionet e Çështjeve Europiane dhe të Politikës së Jashtme pritet të shkrihen në një të vetëm, duke i hequr në këtë mënyrë opozitës drejtimin e Komisionit të Çështjeve Europiane. Ky komision do të drejtohet nga mazhoranca.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk do të jetë më i njëjtë, pasi të Drejtat e Njeriut do të jenë komision më vete. Ky komision i ri pritet të drejtohet nga opozita.

Një tjetër Komision që nuk do të mbajë emërtimin ekzistues është ai i Sigurisë Kombëtare, i cili pritet të mbajë emrin Komisioni për Çështjet e Brendshme.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese është shkrirë në 3 komisione të tjera, që do të jenë: për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Bujqësinë.

Komisioneve të përhershme do t’u bashkohet edhe Komisioni Antikorrupsion, i cili nuk do të mbajë të njëjtin emër. Burimet i thanë Euronews Albania se në draftin e hartuar ky komision do të quhet Komisioni për Nismat Qytetare.

Rritja e numrit të komisioneve do të sjellë edhe një ulje të numrit të anëtarëve në përbërje të tyre, nga 27 që janë aktualisht, pritet të shkojë në 13.

Me riorganizimin e komisioneve, pritet që mazhoranca të drejtojë 7 komisione, ndërsa opozita 4. Për të gjitha ndryshimet e parashikuara do të duhet të ndryshohet rregullorja e Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026