English

Ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum, zbardhet rezoluta e PL

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

https://youtu.be/x8FQbRAykIc

- Advertisement -

Partia e Lirisë është duke mbajtur Konventën Kombëtare ku u prezantua edhe rezoluta e kësaj partie, në qendër të të cilës është referendumi.

Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që çdo ndryshim apo amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.

Sipas rezolutës, ndryshimet në Kushtetutë duhet të realizohen vetëm përmes Referendumit, që është edhe vullneti i drejtpërdrejtë i popullit.

“Partia e Lirisë angazhohet për kthimin e vendit në normalitet demokratik, ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar Referendumin si formën më të lartë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk do të merret peng nga keq-qeverisja”, thuhet në rezolutën e PL.

“Partia e Lirisë angazhohet për:

-Kthimin e vendit në normalitet demokratik, ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar Referendumin si formën më të lartë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk do të merret peng nga keq-qeverisja;

-Marrjen e të gjitha nismave ligjore për miratimin e Ligjit për Referendumet, me qëllim zbatimin real të kësaj të drejte kushtetuese themelore.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi për institucionalizimin e referendumit, të këtij instrumenti thellësisht demokratik me efekte të shumëfishta, në drejtim të përmirësimit të qeverisjes, llogaridhënies së saj përpara qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, angazhimit cilësor civil dhe politik të qytetarëve në politikë-bërje dhe rritjes së besimit të humbur të qytetarit te politika.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi ligjor e institucional për miratimin e rregullave sa më të thjeshta të kuadrit ligjor, për organizimin e shpejtë dhe pa pengesa të Referendumeve Kombëtare dhe Lokale.

Duke patur parasysh se Referendumi është instrumenti funksional i vetëm i demokracisë së drejtëpërdrejtë për çdo çështje me rëndësi lokale apo kombëtare,

Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që:

-Çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.

Ndryshimet në Kushtetutë duhet të realizohen vetëm përmes Referendumit, që është edhe vullneti i drejtëpërdrejtë i popullit.

Kushtetuta është miratuar nga populli me Referendum në vitin 1998, ndaj çdo gërmë apo nen i ndryshuar i saj duhet të ratifikohet përmes shprehjes së vullnetit të qytetarëve;

– Mega-Projektet kombëtare me vlerë prej qindra miliona eurosh, që zënë një përqindje të lartë shpenzimesh nga Buxheti i Shtetit, duhet të marrin miratimin e popullit. Nuk mundet që një kontratë koncesionare që prek jetën e qytetarëve dhe ndikon në mënyrë të ndjeshme në ekonominë e vendit për periudha të gjata kohore për 30- 99 vjet të miratohet vetëm nga qeveria, ndërkohë që janë qytetarët shqiptarë ata që paguajnë nga xhepi i tyre për këto projekte;
– Ndryshimet në Kodin e Familjes, projektligjet që kanë të bëjnë me institucionin e familjes, prindërimit dhe birësimit, nuk mund të bëhen vetëm nga politikanë apo ligjvënës, që mund të kenë axhenda të caktuara personale, politike apo ideologjike, por duhen vendosur e sanksionuar nga populli përmes Referendumit sepse vetëm populli mund të vendosë mbi vlerat universale dhe morale, traditat e institucionit të martesës, modelin e familjes, dhe mënyrën e prindërimit.

– Të gjitha objektet, zonat, pasuritë kombëtare me vlera universale, sitet arkeologjike, të klasifikuara si trashëgimi kulturore dhe pasuri kombëtare të mos jepen në përdorim, të të tretëve apo me koncension pa miratimin e vullnetit popullor përmes Referendumit.

– Mega-Projektet rajonale të financuara nga Njësitë e Pushtetit Vendor duhen miratuar, përmes Referendumit, nga banorët e njësive vendore ku zhvillohet aktiviteti i këtyre projekteve dhe investimeve, ose përmes referendumeve kombëtare kur çështje të kësaj natyre kanë efekte në nivel kombëtar.

– Përmes Referendumit qytetarët do të vendosin për ruajtjen e identitetit dhe të ardhmen e qytetit të tyre sidomos për objekte dhe site arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore.

Referendumi është instrumenti më demokratik që i garanton lirinë sovranit.

Për Partinë e Lirisë do të jetë gjithmonë e shenjtë e drejta e popullit, për të ushtruar sovranitetin e tij, për të vendosur vetë dhe për të mos ja lënë në dorë pushtetit të radhës fatin e tij dhe të fëmijëve të tij”, shkruhet në rezolutën e PL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×