“Në Bruksel kris pushka si në Vlorën e ’97”, Xhunga: Pse po fiton ekstremi i djathtë
Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania nga Brukseli se ekstremi i djathtë pritet të marrë pushtetin në shtetet kryesore pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropiane.
Ky fuqizim i ekstremit të djathtë sipas tij, erdhi për shkak të politikave të gabuara të partive tradicionale që nuk po mund të kontrollojnë dot emigracionin.
“Nuk mund të mos presim nesër marrjen e pushtetit nga ekstremi i djathtë në shtetet kryesore. Si erdhi në pushtet ekstremi i djathtë? Erdhi nga dështimi i politikave të partive tradicionale që nuk po mund të kontrollojnë dot emigracionin që ushqen tezën e ekstremit të djathtë, që thotë Evpropa po islamizohet, kultura evropiane po zhduket. Në Bruksel emri më i përdorur është Muhamed, është realitet sot në Evropë. Kjo ka bërë që Evropa bashkë me emigracionin të importojë edhe krim, në Bruksel kris pushka si në Vlorën e ’97 mes bandave. Janë politikat e gabuara evropiane që stimulojnë emigracionin e tanishëm. Qëllimi i të djathtës ekstreme është të dekurajohen emigrantët, madje flitet për rikthimin e kufijve që në vendin e origjinës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë