“Në ç’fazë janë hetimet ndaj gjyqtarëve e prokurorëve?”-Si i përgjigjet Dumani-Çuçit

12 Prill 2024 | 11:31

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pyeti kreun e SPAK, Altin Dumanin, për një çështje të evidentuar dhe në Raportin e Progresit.

Fjala është për referimet dhe hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut.

“Unë dua t’i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova zotin Dumani disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në Rpaortin e Progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Cila është gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut?”, deklaroi Çuçi.

Nga ana tjetër Dumani iu përgjigj se përsa i përket pjesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që ata kanë nën kompetencë, ka pasur procedime penale, por edhe konfiskime të pasurive.

Sipas Dumanit, nën kompetencën e SPAK janë vetëm gjytarët e Gjykatës Kushtetuese, atë të Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Ai shtoi se edhe ndaj rasteve që nuk i kanë nën komptencë SPAK nuk ka qënduar indiferent, pasi sipas tij, ka pasur disa procedime edhe ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit.

“Unë e kam sqaruar se duhet të merret në konsideratë kompetenca e SPAK. Ne kemi kompetencë vetëm gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorin e Përgjithshë. Në raport me këto subjekte të posaçme ne kemi proceduar penalisht, kemi dërguar edhe për gjykim, disa anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses, të cilët janë larguar nga vettingu.

Madje ka edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh që janë në kompetencën tonë. Madje kemi edhe hetime pasurore në raport me këto subjekte, ku kemi arritur edhe konfiskimin e pasurisë. Por numri më i madh i gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vettingu i përket gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit. Këta nuk janë në kompetencën tonë, vetëm në rast se kryejnë ndonjë vepër penale.

Por ne nuk kemi qenë indiferentë edhe ndaj këtyre rasteve, kemi patur raste që me iniciativën tonë, vetëm nga vendimmarrja e KPK-së, ne kemi regjistruar procedim penal ndaj këtyre gjyqtarëve e prokurorëve të Shkallës së Parë dhe Apelit. Sa i takon subjekteve në kompetencën tonë, ne kemi disa gjyqtarë e prokurorë në ndjekje penale dhe konfiskime të pasurisë”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026