Në garë me Bashën, Hani: E ndieja si detyrë, impenjimin moral të jepja alternativë

29 Korrik 2023 | 20:50

Kandidati për kryetar i PD-së Gjergj Hani komentoi procesin zgjedhor të kësaj të shtune, ku u përball me Lulzim Bashën.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se ka kandiduar për kreun e PD-së për të sjellë një një alternativë dhe mendim ndryshe që sipas tij ka munguar prej 32 vitesh në këtë parti

“Hyra për të sjellë një alternativë dhe mendim ndryshe që ka munguar prej 32 vitesh në këtë parti. Duhet ti kthejmë moralin dhe besueshmërinë PD.  Politika është çështje besimi. Mua nuk më mungon besimi te demokratët. Nuk kam as hijen më të vogël dyshimi përsa i përket vullnetit të demokratëve. E ndjeja si detyrë dhe impenjim moral të jepja një alternativë. Pastaj u takon demokratëve të vendosin”- tha Gjergj Hani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026