Rikthimi i Bashës, Andoni: Ky është momenti i të vërtetës nëse do ta ringrejë PD-në
Analisti Ben Andoni ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD.
Andoni theksoi se ky është momënti i të vërtetës për Lulzim Bashën, ndaj i duhet të tregojë nëse ka ende zjarr për ta ringritur PD-në, pas shkëputjes së vështirë nga lideri historik, Sali Berisha.
Ai shtoi se momenti i rikthimit të Bashës është shumë i mirë pasi qeveria është e përfshirë në skandale korrupsioni dhe ka humbje të besimit të publikut.
“Ky është fillimi i fundit nëse ka akoma zjarr në Partinë Demokratike për të bërë diçka. Ky është momenti më i mirë pasi PS po përballet me skandalet e korrupsionit dhe me një humbje besimi të madh te qytetarët”, tha Andoni.
Sipas analistit sfida e Bashës është nëse do ta bashkojë PD-në e fragmentarizuar.
Gjithashtu ai shtoi: “Për zotin Basha tani është momenti i të vërtetës. I duhet të bëjë një mea-culpa të madhe që do jetë lideri i vërtetë i PD-së pa hijen e zotit Berisha. Që ai mezi u largua dhe kur e përjashtoi nga grupi parlamentar, një aktet më të mëdha të bëra në politikën shqiptare.
E dyta në momentin si do të organizojë të djathtën tashmë të fragmentarizuar. Tashmë shihet që PD ka një krizë lidershipi pasi me tërheqjen e Bashës ishte momenti që individë me ambicie dhe logjikë politike të shfaqnin projeksione ku do e çonin PD-në. Duke e njohur PD-në Basha nuk dha dorëheqjen, por bëri tërheqjen. Ai njihte thelbin që drejtojnë seksionet dhe grup seksionet dhe kuptohet që ky është momenti që fillon pjesa e ringritjes së PD. Unë mendoj që PD, kjo që është aktualish,t e ka mbyllur misionin e saj. Edhe PS e ka mbyllur misionin por që është në fuqi. Në Asamble u shfaqën nga diskursi i zotit Rama. Megjithatë në PD ka një brez që kërkon ta identifikojë PD-në, do të ishte shumë mirë që PD të riciklohej”, tha Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos