“Në Katar jetojnë 200 shqiptarë”, ambasadori Kaleci: Nuk ka të plagosur

2 Mars 2026 | 13:13

I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori Ermal Kaleci, në një lidhje live për Euronews Albania, tha se gjatë sulmeve të fundit që Irani ka kryer ndaj Katarit ka 16 shtetas të plagosur, por mes tyre nuk ka asnjë shqiptar.

Gjithashtu, ambasadori theksoi se në Katar jetojnë rreth 200 shqiptarë, të cilëve u bëri thirrje të ndjekin çdo njoftim të publikuar nga ambasada dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve urgjjente.

“Sot është dita e tretë e sulmeve të Iranit kundër Katarit. Edhe sot u zgjuam me sirena alarmi, por aktualisht situata është e qetë dhe u themi të gjithë shtetasve që janë në Katar të ruajnë qetësinë.

Në Katar janë rreth 200 shtetas shqiptarë. Ne kemi të dhënat e tyre dhe dimë edhe se ku punojnë. Në këtë situatë kemi edhe dy familje që kanë mbetur si turistë dhe aktualisht nuk ka mundur të kthehet në vendin e origjinës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Nesër në orën 09:00 presim një informacion zyrtar nëse do të hapet hapësira ajrore.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, janë rreth 8 mijë shtetas që kanë mbetur në aeroportin e Katarit. Ata janë marrë nga linjat ajrore dhe janë akomoduar nëpër hotele.

Nga raportimet që kemi marrë, rezultojnë 16 shtetas të plagosur, por vlen të theksohet se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të zbatojnë udhëzimet dhe të ndjekin faqen tonë zyrtare në Facebook, ku kemi publikuar çdo informacion që duhet të ndjekin shtetasit”, u shpreh ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026